Shqiptohen 211 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 211 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
Gjatë ditës së djeshme (23.01.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 211 shoferë, prej tyre shtatë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 83 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 128 jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.