Gjatë ditës së djeshme (24.02.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjazë këtij kontroli janë sanksionuar 211 shoferë, nëntë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy automjete me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 110 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 101 jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Data 19.08.2025
Aktuale
- Qeveria mori vendim për fillimin e aktiviteteve për vendosje të Qendrës resurse për mbështetje të zhvillimit të komunave
- Angellov: Zjarri në Jasen po përkeqësohet
- Buzhala: Haxhiu do të propozohet tri herë për kryeparlamentare, pastaj LVV-ja do abstenojë!
- “Dëmi nga zjarret këtë verë, rreth 325 mln euro”- Eksperti i Sigurisë: Situata në Shqipëri, kambanë alarmi, mungon infrastruktura dhe mbështetja për zjarrfikësit
- Nikollovski: Për dy deri dy vite e gjysmë nga përfundimi i studimeve hekurudha nga Shkupi deri në Kërçovë duhet të jetë gati
- Këshilli i Evropës dënon bllokadën policore ndaj News24: Akti bie ndesh me vendimin e Gjykatës
- Izet Mexhiti: 65 milionë euro për Kampusin Universitar dhe parkingun nëntokësor te Sheshi Skënderbeu në Shkup
- Gashi: Zhvillimi i projekteve strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës vijon