Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.10.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 202 kundërvajtje, prej të cilave 65 për tejkalim të shpejtësisë, 24 sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesëmbëdhjetë gjoba për shoferët e motoçikletave dhe pesëdhjetë e dy sanksione për parkim në mënyrë të parregulltë të automjeteve.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.