Gjatë ditës së djeshme (09.04.2022) në periudhën nga ora 10:00 deri më 15:00 Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të këmbësorëve.
Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 199 këmbësorë prej të cilëve 160 për kalim të rrugës jashtë vendeve të paraparë për kalimin e këmbësorëve, nëntë për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)… Prej këtyre sanksioneve 48 janë shqiptuar në territorin e SPB Shkup, 28 në territorin e SPB Tetovë.. Gjatë kontrollit janë shqiptuar edhe 142 sanksione për kundërvatje tjera në trafik.
MPB-ja edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me aktivitete të këtilla dhe të ngjashme dhe ju drejton apel shoferëve të ju japin përparësi kalimi këmbësorëve përkatësisht ti respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik. Poashtu apelojmë edhe deri te këmbësorët ti respektojnë rregullat dhe rregulloret dhe të kalojnë rrugën në vendet e parapara për kalim të këmbësorëve për arsye se mosrespektimi i rregullave të trafikut do të sanksionohet.