Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (05.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 194 kundërvajtje, prej të cilave pesëmbëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tetë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, njëzet e nëntë gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë sanksione për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike.
Poashtu janë shqiptuar shtatëdhjetë e një sanksione për mosdhënie të përparësisë të kalimit këmbësorëve në vendkalime për këmbësorë, dy masa për shoferë fillestarë, nëntë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe pesë masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.



