Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.09.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 171 kundërvajtje, prej të cilave 48 për tejkalim të shpejtësisë, 15 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 25 gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 7 gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara.
Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të atomjetit, tri sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), trembëdhjetë gjoba për shoferë fillestar dhe tridhjetë e një sanksione për parkim në mënyrë të parregulltë të automjeteve.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.