Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.11.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 136 kundërvajtje trafiku, prej të cilave pesëdhjetë e gjashtë gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e dy sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, trembëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer dhe katër gjoba për automjete të paregjistruara.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.