Gjatë ditës së djeshme (07.11.2021) Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizoi kontrollim të përforcuar aksional në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 128 shoferë prej të cilëve 23 kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë kurse 4 me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.


