Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (14.08.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 106 kundërvajtje, prej të cilave dyzet e shtatë për tejkalim të shpejtësisë, dhjetë kundërvajtje për shoferët e motoçikletave, tetë sanksione për tejkalim në mënyrë të parregulltë, pesë gjoba për shoferë fillestarë dhe njëzet gjoba për parkim në mënyrë të parregulltë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.