Njëzet e tre vjeçari me iniciale M.D. nga fshati Sojnik i Gramshit (Shqipëri), është arrestuar nga policia maqedonase nën akuzën për “vjedhje të rëndë”.
Ai përmes Kosovës ilegalisht është futur në Maqedoni, ka arritur në Shkup dhe ka kryer plaçkitje në ekspoziturën e një banke në Shkup, njofton policia, shkruan Gazeta Lajm. Veprën penale e ka kryer duke thyer me mjet të fortë xhamin e derës hyrëse në ekspoziturën e bankës, është futur brenda dhe nga një kasafortë ka marrë pesë thasë me para të imta, në vlerë vetëm prej 13.930 denarëve (220 euro). Me këtë rast ai ka shkaktuar dëm në vlerë prej 6.800 denarëve.