Numri i shqiptarëve është ulur dukshëm në shumë komuna me shumicë shqiptare. Regjistrimi i shtatorit të vitit të kaluar tregon rënie drastike të numrit të banorëve në Komunën e Gostivarit, shkruan Alsat.
Në krahasim me vitin 2002, Gostivari ka mbi 21 mijë banorë më pak. Shqiptar më pak se në vitin 2002 janë mbi 20 mijë kurse maqedonas më pak se në vitin 2002 janë mbi 2 mijë.
YouTube video
Në Komunën e Kërçovës janë regjistruar mbi 17 mijë banorë më pak se në vitin 2002. Në këtë komunë, shqiptar janë regjistruar 16 mijë më pak se në vitin 2002.
Struga ka të regjistruar mbi 12 mijë banorë më pak. 5 mijë më pak maqedonas dhe 9 mijë më pak shqiptarë janë regjistruar në Komunën e Strugës.
Manastiri ka mbi 10 mijë banorë më pak se 20 vite më parë. Në këtë qytet, maqedonas janë regjistruar 15 mijë më pak se në vitin 2002.
Regjistrimi i popullsisë
2002 2021 Dallimi
Gostivar 81,042 59,770 21,272
Kërçovë 56,739 39,669 17,070
Strugë 63,376 50,980 12,396