Numri vogël i shqipëtarëve në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë, vazhdon të mos përmirësohet, edhepse në krye të ministrisë së mbrotjes ka patur udhëheqës shqiptar.
Në listat e fundit të publikuara nga Akademia Ushtarake “Mihaillo Apostolloski”, për rrjedhën e pranimit të kandidatëve të ri për vitin akademik 2017/18, qëndron vetëm një kandidat shqiptar.
Nga Lëvizja Besa, si një nga zërat më kritikues për çështje të këtilla thonë, për Almakos edhe pse janë bërë reagime, brenda strukturave të veta, ata priten të dalin me reagimet e tyre.
“Depatamenti i Mbrojtjes është duke punuar në këtë drejtim, besoj se këto ditë do të kemi reagim lidhur me këtë temë dhe të gjithë ju media do të jeni të informuar”, tha Zëdhënësi i BESËS, Faton Fazliu, për Almakos.
Ndërsa, ditë më parë dha reagimin LR – PDSH-ja, ku edhe ka dhenë përqindjen e përfaqësimit të shqiptarëve, në përgjithësi, në Ministrinë e Mbrotjes, i cili është në nivel të ulët.
“Në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptarët përfaqësohen me rreth 14 përqind ,në ARM me rreth 20 përqind. Ku në bataljonin e njësitit special “Ujqit” 0 përqind shqiptar, bataljonin”Renxher” 0.3 përqind shqiptarë dhe policia ushtarake me vetëm 10 përqind shqiptarë. Duhet potencuar faktin se përqindja e shqiptarëve zvogëlohet edhe në gradat më të larta ushtarake. Kjo vjen si pasojë e numrit të shqiptarëve që pranohen si kadet në Akademinë Ushtarake “Mihailo Apostolski”, e që nuk i kalon në çdo gjeneratë më shumë se 10 përqind dhe po të vazhdojë kështu përqindja e oficerëve Shqiptar asnjëherë nuk do të rritet”, kanë reaguar nga LR-PDSH.
Sipas zëvendëskryeministrit në Ministrin e Mbrojtjes, Bekim Maksuti, faza e pranimit të kandidatëve, ka kritere. Por, ai ka deklaruar se përfaqësimi i shqiptarëve do të jetë i drejtë, duke u përputhur me normat ligjore, ku përfaqësimi i shqiptarëve do të duhettë jetë deri më 25 përqind, përkundrejt komuniteteve të tjera.
“Një pjesë e kandidatëve përsëri do t’i nënshtrohen provimeve të caktuara për pranim në Akademinë Ushtarake. Brenda kësaj periudhe, shkeljet procedurale për konkursin e shpallur nga Akademia i ka vërtetuar edhe Ministria e Arsimit. Nga ana tjetër, jemi në pritje të konstatimit të një fakti të tillë edhe nga Komisioni i Antikorrupsionit, i cili për momentin gjendet në pushim kolektiv. Njëherësh, dua të sqaroj se fillimi i vitit akademik nuk e pengon ripërsëritjen e një pjese të konkursit, me të cilën ne do ta respektojmë parimin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në këtë akademi”, thotë për mediat në vend, zëvendësministri Maksuti.
Maksuti jep sqarim se personat të cilët kandidojnë duhet të kenë notë mesatare të lartë, përndryshe ata të cilët kanë nota të dobëta penalizohen dhe nuk arrijnë që të jenë pjesë e Akademisë.
Sipas, rregullave të përcaktuar në këtë akademi, kandidatët përpos suksesit të shkëlqyer paraparak, ata duhet të kalojnë përmes shumë testeve, për të qenë pjesë e Akademisë.
D.Kërluku
Almakos.com

