Sa të sigurt ndihen shqiptarët në Shqipëri?
Lidhur me këtë pyetje, sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2022, vendi ynë vlerësohet me 80 pikë në botë për sigurinë. Krahasuar me vitin 2022, shqiptarët në vendin e tyre këtë vit ndihen më të pasigurt. Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut me 77 pikë.
Ndërkohë sa i përket Kosovës, shqiptarët atje ndihen më të sigurt, me 90 pikë. Vendet fqinje gjithashtu ndihen më të sigurt se ne, Mali i Zi me 86 pikë dhe Serbia me 82 pikë. 7 në 10 njerëz në mbarë botën thonë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën aty ku jetojnë (71%) dhe kanë besim në policinë e tyre lokale (72%).
Sipas studimit të fundit të Gallup, me të dhënat e vitit të shkuar, rreth një në tetë (12%) deklarojnë se atyre ose një anëtari tjetër të familjes u ishte vjedhur prona vitin e kaluar, dhe një në 16 (6%) thanë se ishin sulmuar ose grabitur.
E në bazë të Gallup, në Shqipëri siguria është 0 dhe kjo duket qartë duke marrë parasysh ngjarjet në vend. Vjedhje, grabitje, vrasje në mes të natës e ditës dhe shumë akte të tjera kriminale tregojnë se në Shqipëri Policia e Shtetit nuk është në shërbim të qytetarëve duke bërë që ata të ndihen të pasigurt në vendin e tyre ku jetojnë.
Siguria është aty ku një qytetar ka besim te policia, ecën vetëm i pashqetësuar natën dhe ngjarjet kriminale janë të rralla ose parandalohen.



