Përfaqësim diskriminues i shqiptarëve edhe në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë. Sipas të dhënave rreth këtij institucioni, numri i të punësuarve shqiptarë është minimal. Ndërsa, prej vitit 2006 në këtë institucion nuk është pranuar asnjë shqiptar. Edhe pse gjatë kësaj periudhe ka pasur disa herë konkurse për pranimin e të punësuarve, në asnjërin prej tyre nuk kanë janë punësuar përfaqësues shqiptar. Në Repartin e higjienës nga gjithsej 21 të punësuar, 19 janë maqedonas dhe vetëm 2 shqiptar. Në epidemiologji ka 11 të punësuarve prej të cilëve shqiptarët janë të përfaqësuar vetëm me një të punësuar. Në mikrobiologji prej 22 të punësuarve, 20 janë maqedonas dhe 2 shqiptar, në mjekësinë sociale ka 5 të punësuar prej të cilëve 0 shqiptar, në administratë ka 7 maqedonas dhe 2 shqiptar. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë institucion është 68, prej të cilëve 58 maqedonas dhe 7 shqiptar. Maqedonasit janë të përfaqësuar me 85 për qind ndërsa shqiptarët me vetëm 10 për qind.
Drejtori i Qendrës për shëndetësi publike në Tetovë, që mbulon rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, Vlladimir Nikollovski arsyetohet se ai ka ardhur në këtë post që nga dhjetori i vitit 2015. Ai thotë se në kohën e tij nuk ka pasur punësime të reja, përveç vendimeve që u janë dhënë të punësuarve me kontratë. Nikollovski këto sqarime i bëri gjatë një bisede telefonike, por nuk pranoi që të prononcohet para kamerës.
Teuta Buçi /SHENJA/


