Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) i ka bërë apel LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së që të arrijnë një marrëveshje pajtimi dhe bashkimi gjithë maqedonas, përballë Platformës shqiptare. KBM konsideron se Platforma shqiptare paraqet ultimatum për ridefinim të rendit kushtetues dhe të shtetit, duke theksuar se LSDM dhe VMRO kanë përgjegjësi historike para kombit, shtetit dhe historisë. Sipas tyre, këto dy parti duhet të hedhin poshtë përzierjen në punët e brendshme të vendit nga ana e ambasadave të huaja dhe qeverive, përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar për zgjidhje të problemeve brendashtetërore. Sipas KBM-së , shqiptarët e kanë Shqipërinë, e fituan edhe Kosovë, ndërkaq pyet nëse do të duhet që ta marrin edhe Maqedoninë, duke shtuar se askush nuk i mohon shqiptarët dhe as kulturën e tyre në Maqedoni dhe se i kanë të gjitha të drejtat që u takojnë. Kongresi u drejtohet këtyre partive edhe me një kërkesë dhjetë pikëshe, që përfshinë ndërprerjen e bisedimeve për emrin, marrëveshje fqinjësie të mirë me Shqipërinë e deri te anëtarësimi në NATO.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Klekovski: Ka keqpërdorim të pushimit mjekësor në MPB
- Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi, kjo është arsyeja
- Çmimet e ushqimeve do të rriten ndjeshëm deri në fund të vitit?!
- Mickoski për Limanin dhe Fetain: Pas disa muajve do të kemi rikonstruim të qeverisë, do të flasim për këtë çështje
- Qytetarët të jenë të qetë, situata stabile, thotë Mickoski
- Vdes 38-vjeçari në Gostivar, u dërgua me urgjencë në spital por nuk mbijetoi, trupi dërgohet për obduksion
- Arrestohet tetovari pasi sulmoi gruan me thikë dhe kërcënoi familjen
- Garë humanitare ” Zegin Spektatron” edhe njëherë i bashkoi qytetarët me një qëllim

