
Tre ministrat e Jashtëm të rajonit, ai i Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi i kërkojnë administratës së re amerikane një takim të përbashkët me administratën e re Trump.
Kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, ai i Kroacisë Davor Ivo Stier dhe i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviç janë mbledhur në një takim trepalësh në Kroaci, ku njëzëri kërkojnë takim me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tilerson.
Qëllimi i kësaj kërkese janë sfidat e sigurisë, marëdhënia me Rusinë, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO si dhe situata në rajon.
10 shkurt 2017 (gazeta-shqip.com)

