Shporta e konsumatorit është shtrenjtuar për 313 denarë në muajin shkurt. Sipas raportit të Lidhjes së Sindikatave për muajin e dytë të këtij viti, vlera e shportës minimale sindikale është 57,476 denarë, ku më së tepërmi rritje kanë shënuar derivatet dhe produktet ushqimore. Krahasuar me muajin janar vlera minimale ishte 57,163 denarë, kur qytetarët kanë shpenzuar rreth 5 euro më shumë. Ndërsa me shtimin e përllogaritjes së një apartamenti prej 60 metrash katrorë me qira për muajin shkurt vlera arrin 72,851 denarë, që është rritur për 213,00 denarë në krahasim me muajin janar 2024 kur ishte 72 538,00 denarë.
Shporta e Konsumit për muajin Shkurt
“Vetëm për ushqim dhe pije shkon afër 37% e buxhetit familjar, ku janë vërejtur rritje të çmimeve në disa artikuj. Për veshmbathje u shpenzuan afër 5 mijë denarë kurse për arsim rreth 7 mijë denarë. Derivatet e naftës kanë shënuar rritje nga janari në shkurt për 10-13 denarë në litër. Për rekreacion dhe kulturë një familje katër anëtarësh harxhoi mbi 4 mijë denarë afër së cilës shumë arrijnë edhe shpenzimet për hotele e restauronte. Më së paku shpenzuan për shëndetësi, higjienë personale dhe mirëmbajtje të shtëpive”.
Data 30.07.2026
Aktuale
- “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit!
- (VIDEO) Revizioni konstatoi parregullsi në punën e Fondit Shëndetësor
- Revolucioni i pantallonave të shkurtra në zyrat e Tokios: Një hap drejt modernizimit
- Rama zgjedh ish-zyrtaren e PD-së për drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit
- (VIDEO) Dauti bllokoi foltoren, kërkon përgjigje për Ligjin për përfaqësim të drejtë
- Digjet një magazinë në Shkozet, gjysma e Durrësit pa energji
- Kina reagon ndaj ambicieve bërthamore të Japonisë
- Drejtori Cana: 2 pacientë me ‘Ethe të Nilit Perëndimor’ në gjendje kritike



