Një shpërthim i fuqishëm raportohet se ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Policia ka marrë një njoftim nga qytetarët se shpërthimi ka ndodhur në një banesë të pabanuar.
Blutë e kryeqytetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.