Profesori universitar Murat Aliu në emisionin “Bota në Fokus” të Televizionit SHENJA, duke folur për paralajmërimet për formimin e shtetit bektashian, ka deklaruar se në botën e sotshme është e mundur që pas kësaj të qëndrojë edhe një fuqi botërore, një fuqi tjetër për qëllime të caktuara politike, gjeopolitike dhe ekonomike.
Ai thotë se është e pranueshme kur dëshirohet të materializohet një ide e cila ka një lloj historiku, por sa i përket kësaj ideje, kjo kurrë nuk është diskutuar.
“Të gjitha këto shtete të cilat merren si model, veçmas Vatikani meqenëse duket që është më i përafërt me këtë ide që synohet, ka një histori të gjatë, madje edhe të dhimbshme, pasi që është një produkt i një përplasjeje qindra shekullore në Evropën e mesjetës ndërmjet forcave ndërmjet forcave fetare dhe forcave shekullariste. Dua të them që Vatikani megjithatë e ka një lloj sociologjie, një lloj historiku, e ka edhe një arsye pse ekziston, sa abstrakte aq e çuditshme mbase edhe e rrezikshme.”, ka deklaruar Murat Aliu. /SHENJA/
Data 09.09.2026
Aktuale
- Vedat Bajrami mbështet marshin e 12 shtatorit: Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për lirinë e popullit
- Analiza/ Irena Beqiraj: Në Shtetin e Ronit!
- Gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 34 zjarre, tre aktive, shtatë nën kontroll
- Kuvendi miraton me 79 vota emërimin e Klodiana Spahiut ministre e Shëndetësisë, opozita braktis sallën
- VMRO-DPMNE: LSDM të përgjigjet për borxhet që la pas, ato do të shlyhen deri në vitin 2030
- Nga 4.700 në 2.600 martesa – familja në Maqedoni po ndryshon me shpejtësi
- Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët: 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së
- Pas Artan Grubit, arrestohet edhe Perparim Bajrami – u dorëzua vetë në polici




