Një shpërthim ka ndodhur në Pogradec, midis katit të parë dhe të dytë të një pallati, ditën e sotme (22 korrik).
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit, në afërsi të banesës së shtetasit M.B., ku ishte e vendosur një sasi e vogël plasëse.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, e për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nuk dihet ende arsyeja e vendosjes së lëndës plasëse, apo nëse e ka qenë e qëllimshme për personin M.B.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.