Me 04.02.2019 në ora 01.35 është lajmëruar se në një lokal në bulevardin ‘Krste Misirkov’ në Shkup, i cili në atë kohë nuk ka punuar, ka shpërthyer një bombë, transmeton Almakos.
Persona të lënduar nuk ka. Sipas paraqitjes në polici janë dëmtuar vetëm xhamat e objektit si dhe shitoret përreth. Është kryer kontroll dhe po punohet për zbardhjen e rastit.