Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka shprehur pakënaqësinë e tij që ish-partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, po e sulmon partinë që ai sot e udhëheq.
“Që një vit e gjysmë thes boksi jemi bërë” për VV’në, është shprehur Ahmeti, në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.
“S’ka zyrtar, s’ka aktivist që s’ka përdorur gjuhë denigruese” ndaj PSD’së, ka thënë Ahmeti.
Ai ka kritikuar VV’në, duke thënë se “e kanë harruar luftën kundër PDK’së”. /Express/




