Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folur për kandidaturën për kryeministre të Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ahmeti ka vlerësuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se vendit i duhet një kryeministër që mund t’i bëjë ballë presidentit Hashim Thaçi, por edhe Serbisë.
Sipas tij, këtë nuk mund ta bëjë kandidatja e LDK’së për shefe të ekzekutivit.
“Vjosa s’e ka fuqinë politike, as brenda LDK’së”, është shprehur Ahmeti.
“E njoh LDK’në”, ka shtuar kreu i PSD’së. /Express/




