Shfrytëzoj rastin që të njoftoj opinionin e gjërë rreth kërkesave të vëllaut tim Shkëmb Iseinit drejtuar Vesel Memedit: UNË JAM VESEL MEMEDI, tash e tutje çfardo që dëshiron atëherë kërkoe prej meje, sepse gjithçka që është thënë nga Vesel Memedi ka qenë kërkesa ime, dëshira ime, dhe qëndrimet e mia. Çdo adresë tjetër përpos meje është adresë e gabuar.
I lusë të gjith dashamirët që të kenë mirëkuptim për sjelljet dhe deklarimet e pamatura publike të vëllaut tim. I lusë të gjith kundërshtarët, armiqët dhe borxhlit moral ndaj meje dhe ndaj familjes sime të ndërpresin kënaqësitë e shpifjeve dhe nxitjes së urrejtjes brenda vëllezërve sepse ua bëj me dije publikisht se Shpat Iseini, djal i dëshmorit, deri në vdekje nuk ndryshon qëndrimi im, dhe nuk kursej lodhjen dhe sakrificën për TË VËRTETËN time, dhe gjith shqiptarëve që kanë patur fatin e njëjtë të jenë viktima e kurtheve të ngritura nga armiqët e kombit dhe fesë, dhe të familjeve shqiptare. Me këtë ua bëjë me dije se çdo zë i paraqitur në emrin tim dhe familjes sime nuk përfaqëson bindjet e mia as politike, as fetare dhe as njerëzore.
Edhe njëher publikisht kërkoj nga pronarët e portaleve të ndryshme para se të publikojnë letra, lajme, të kenë parasysh efektin shkatërrues brenda familjeve dhe individëve shqiptarë nëse thirren në emër të shqiptarisë, përndryshe konsiderohen vetëm portale shqipfolëse që bëjnë punën e armikut shekullor, që inicojnë përçarjen dhe vëlla-vrasjen brenda shqiptarëve.
Asnjëher nga askush duke përfshir edhe antarët e familjes më të afërt dhe vëllaut tim nuk kam kërkuar që të ndryshojnë bindjet e tyre qoftë politike apo fetare, respektoj lirin e mendimit dhe veprimit të çdo individi,prandaj kërkoj të njëjtën që askush të mos merr guximin qoftë intimisht,qoftë publikisht ta kërkoj një gjë të till prej meje.
Duhet të respektohet liria e të shprehurit dhe mendimit edhe në qoftë se brenda vëllezërve ka dallime..