Ministria e Ekonomisë publikoi njoftimin për rimbursimin e një pjese të shpenzimeve për furnizimin me gaz natyror të amvisërive për vitin 2023, d.m.th. për rimbursimin e një pjese të kostove për familjet, për dokumentacionin e përgatitur të projektit për kyçjen në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror dhe/ose për realizimin e lidhjes me sistemin e shpërndarjes së gazit natyror në vend në vitin 2023.
Siç tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kjo masë synon të nxisë diversifikimin në sektorin e furnizimit me energji. Prandaj, për qytetet e Strumicës dhe Kumanovës, ku tashmë ekziston rrjeti i gazit natyror, janë paraparë subvencione për kyçje në rrjet dhe Ministria e Ekonomisë do t’u sigurojë rimbursim deri në 70% të shpenzimeve, por jo më shumë se 25.000 denarë për familje për vitin 2023.
Linku i plotë i Ministrisë së Ekonomisë për këtë shpallje.