Banorët e Shkupit nga sot e deri më datën 21 muajin e ardhshëm do të mund të aplikojnë për subvencione për furnizim të stufave me peleta.
Kompensohen një pjesë e shpenzimeve për furnizimin e stufave në vlerë prej 70 për qind, por jo më shumë se 30.000 denarë për tatim të përfshirë personal të fitimit për amvisëri.
Qëllimi i thirrjes, që e publikoi sot Qyteti i Shkupit, është që t’i stimulojë qytetarët të përdorin derivate më të pastra dhe stufa më cilësore për ngrohjen e shtëpive të tyre – stufa me efikasitet më të lartë energjetik dhe emetime më të ulëta në ajër.
Thirrja do të realizohet sipas parimit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.
Shpallja do të zgjasë deri më datën 21 të muajit të ardhshëm ose deri në harxhimin e mjeteve të parapara financiare nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë qëllim.