Hisen Musliu, ish inspektori shqiptar që u akuzuar se gjoja ka publikuar “dosjet” e paraqitura para disa viteve për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, është liruar nga kjo akuzë, shkruan Gazeta Lajm. Lajmin e ka bë të ditur vetë Musliu. Ai ka thënë se procesi ka qenë i montuar.
“Meqë nga mediumet ne gjuhen shqipe jam disi i bojkotuar, për arsye te frikës dhe kontrollit qe ushtrohet ndaj tyre,doja te ju informoja me sa vijon: E keni te njohur se ndaj meje u ngrit një proces gjyqësor, politikisht i motivuar dhe montuar ne nëntor te vitit 2010, për hesape politike nder partiake, nga kupola politike. Ju informoj se Gjykata Themelore Shkupi I ne Shkup, me vendim te formës se prere shpalli pafajësinë time, rreth çështjes se njohur si ‘Dosjet’. Duke ju konsideruar si miq, si intelektual, doja me ju ta ndaja këtë gëzim timin, qe u lirova nga një proces i montuar”, ka njoftuar Musliu.
Në mesin e “dosjeve” për falsifikimin e të cilave akuzohej Musliu ishte edhe një “dosje” e shërbimit sekret kroat, ku shkruante se i sugjerohet presidentit të Kroacisë Stipe Mesiq të mos pranojë kërkesën për takim me kryetarin e BDI-së, për shkak të aktiviteteve të tij të dyshimta në të kaluarën me policinë sekrete jugosllave.