Përveç 12 pacientëve me fibrozë cistike, të tjerët kanë mbetur pa ilaçin “Trikafta”. Askush nuk e di se kur do të jetë në dispozicion terapia, pasi negociatat me prodhuesin nuk kanë filluar ende, por kur ilaçi “Trikafta” të arrijë tek pacientët me fibrozë cistike, do ta marrin edhe pacientët me sëmundje më të dobët të mushkërive, thonë nga klinika për sëmundje të fëmijëve.
“Rreth 80 pacientë kanë të drejtë për atë terapi, por jo të gjithë mund të fillojnë, ne i kemi dhënë përparësi pacientëve me sëmundje më të rëndë dhe të gjithë kanë funksion të mushkërive rreth 40 për qind të funksionit të rekomanduar për moshën. Filluam terapinë me ata pacientë, jeta e të cilëve është më e rrezikuar.”, – deklaroi drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Stojka Fushtiq.
Terapia në vend ka filluar t’u jepet një muaj më parë tetë pacientëve, ndërsa nga kjo javë edhe katër të tjerëve. Nga Shoqata me fibrozë cistike shprehen të pakënaqur me dinamikën e furnizimit të ilaçit “Trikafta” dhe nëse autoritetet nuk marrin asnjë masë, kanë paralajmëruar protestë pas festave . Deri më tani nuk kanë marrë njoftim, nëse ka mjete për të siguruar ilaçin për të gjithë të sëmurët.