Bjeshkatarë të dervenit, entuziastë të Alpinizmit dhe dashamirë të sporteve malore kanë nisur iniciativën për themelimin e një shoqate malore e cila kryesisht do të ketë pikësynim promovimin e bukurive të natyrës së rrallë të Dervenit si dhe bjeshkatarinë, alpinizmin e çiklizmin malorë.
Ideja për këtë iniciativë është e kahmotshme, megjithate tani po piqen kushtet për formalizim e saj dhe ngritjen profesionale me alpinist të sprovuar në majat më të larta të vendit dhe rajonit.
“E kemi nisur këtë punë, sepse mendojmë se jemi vonuar. Saraji dhe Derveni në përgjithësi janë shtylla e turizmit të Shkupit, ndërsa deri me sot promovimin e bukurive tona na e kanë bërë të tjerët. Do ia nisim prej fillimi, ngaqë e kemi amanet tu dalim zot maleve tona vet.” – tha Isamedin Saidi, ideatorë i kësaj nisme bashkë me veprimtarë të tjerë nga Derveni i Shkupit.
Shoqata Malore do të quhet “Gryka e Dervenit”, kjo sepse Derveni është reliev grykorë, e cila përbën edhe simbolikën e kësaj ane të Shkupit.
Nismëtarët theksuan se së shpejti do të bëjnë edhe promovimin e shoqatës me një ecje të lehtë relaksuese në njërën nga pikat turistike të Devenit, në të cilën do të ftojnë shumë mysafir nga Kosova, Shqipëria dhe vendi. Deri atëherë ngelemi në pritje të lajmeve të reja nga kjo nismë.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Ndërroi jetë në Sarandë turisti grek/ Miqtë e 48-vjeçarit: Do largoheshim nga Shqipëria, por…
- Sot marsh për viktimat e diskotekës “Pulse” në Koçani
- Rikonstruimi i Qeverisë në maj-qershor, Mickoski: Nuk e kemi ndërmend për zgjedhje të parakohshme parlamentare
- Policia bastis shtëpinë e 25 vjeçarit nga Çairi, i gjenden drogë dhe peshore digjitale
- Dizeli nuk do të shtrenjtohet as javën tjetër
- Arrestohet një person në Shkup për posedim të drogës
- Arrestohen tre persona për drogë në Drenovec të Tetovës
- Mickoski: Pres ulje të çmimit të benzinës për 2 denarë, ndërsa nafta me çmim të njëjtë ose me rritje minimale

