Me iniciativë të shoqërisë lobuese “Diaspora për Strugën” sonte në selinë e saj në Cyrih u mbajt një takim me përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, partisë Alternativa, me përfaqësues të shoqatës “Albanian Buissines Club” si dhe shoqatave të ndryshme me prejardhje nga RMV.
Në këtë takim u bisedua rreth harmonizimit të qëndrimeve si dhe interesave të përbashkëta të Diasporës në raport me përkrahjen e opozitës shqiptare në RMV.
Nga koalicioni opozitar shqiptar u kërkua harmonizim sa me të shpejtë të programit dhe koordinim të proceseve vepruese në diasporë. Diaspora shqiptare, biznesi shqiptar me prejadhje nga RMV përshëndet hapin e marrë nga dy partitë më të mëdha opozitare shqiptare në RMV dhe u deklarua hapur për mbështeje masovike të koalicionit në zgjedhjet e 12 prillit.
Gjithashtu u dakordua që të koordinohen veprimet e të gjithë pjesëmarrësve në një task-force të përbashkët me qëllim që vota shqiptare të sjellë ndryshimin në horizontin politik shqiptar. E planifikuar është që ky koordinim të bëhet edhe në shtetet, si Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia.