Me 31.01.2019 në ora 09.20 në SPB Shkup ka lajmëruar se në udhëkryqin nga bulevardi “Brigada e 12 maqedonase “ me rrugën “ Dimitar Turimanxhovski “ ,vetura e tipit ‘Folksvagen vento” me targa nga Kumanova e drejtuar nga D.S. ( 35 ) nga fshati Llopat, Kumanovë, e ka goditur këmbësorin O.C.(41) nga Shkupi, transmeton Almakos.
O.C. është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.