Prej orës 12 deri në orën 16, drejtuesit e automjeteve, çiklistët dhe këmbësorët t’i shmangen udhëtimit në periudhë të konsumojnë më shumë lëngje dhe të bëjnë pushime më të gjata, rekomandon Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit në Rrugë, për shkak të valës së nxehtë e cila e kaploi Republikën e Maqedonisë. KRSKRR rekomandon që në mënyrë të obligueshme gjatë hyrjes ose daljes nga automjeti të bëhet aklimatizim gradual i përshtatjes së temperaturave dhe adaptim më gradual, pasi që ndryshimet e menjëhershme të temperaturave mund të shkaktojnë probleme shëndetësore tek
drejtuesit e automjeteve të cilët në mënyrë serioze mund ta rrezikojnë sigurinë e komunikacionit. “Temperaturat
e larta shkaktojnë ulje të koncentrimit dhe defokusim, ndjenjën e panikut, pasigurisë dhe nervozizmit tek drejtuesit e automjeteve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, ndërsa moti i nxehtë dhe temperaturat e larta e ngadalësojnë frenimin e automjetit, me ç’rast është e nevojshme të mbahet distancë e sigurt midis automjeteve dhe të respektohen kufizimet e shpejtësisë midis automjeteve. Të mos shfrytëzohet sllallom, të mos tejkalohen kolona me automjete dhe këmbësorë”, rekomandojnë nga KRSKRR. Nga KRSKRR apelojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë nivel më të lartë të tolerancës ndaj këmbësorëve dhe çiklistëve dhe në frymën e kulturës së komunikacionit dhe bon-tonit personal, çdo shofer duhet ta ketë parasysh se këmbësorët dhe çiklistët janë ata të cilët drejtpërdrejt janë të ekspozuar në diell. KRSKRR i përkujton drejtuesit e automjeteve për
pjesëmarrje të sigurt dhe komode në komunikacion nevojitet kontrolli
i shtypjes së gomave, kontrolli i materieve të lëngshme për ftohjen e motorit, pajisjes klimatike, akumulatorit dhe në mënyrë të patjetërsueshme sasi më e madhe e karburantit në rezervuar.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Këmbimi valutor 28 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia për kontrabandë ari
- Mexhiti: 13 vendime për 13 mësues
- Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi
- Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së
- Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
- Pse zgjohesh para alarmit? Zbulimi i orës biologjike të trupit
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?

