Me 04.06.2019 në ora 00.25 në SPB Shkup, F.Sh.(38) dhe vëllai i tij R.Sh.(36) nga Shkupi kanë lajmëruar se në rrugën “Kozle 1” fqiu i tyre Q.R.(56) pas një zënke paraprake verbale, për shkak të asaj se nuk i ka lejuar që të kalojnë përmes rrugës për të arritur te prona e tyre, ka nxjerr pistoletën dhe në qiell të hapur ka shkrepur disa plumba, transmeton Almakos.
Persona të lënduar nuk ka, Q.R. është arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.


