Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër N.D.(23) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ tregti pa leje me armë”, transmeton Almakos.
Me 20.03.2019, gjatë kryerjes së shërbimeve patrulluese në rrugën “Boro Menkov”, zyrtarët policor gjatë kontrollit te i padituri kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën „SIG-SAUER 7.65“ me kornizën ku ka pasur tre plumba. I padituri pistoletën e ka pasur pa leje.