Shkupjani ka kërcënuar ambasadorin e SHBA-së Xhejs Bejli, duke dërguar porosi në profilin zyrtar në Facebook të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, ka bërë të ditur MPB, përcjell “SHENJA”.
Bëhet fjalë për 34-vjeçarin T.T i cili kërcënimet i ka bërë në periudhën prej 14 deri 16 prill 2016 nga profili i tij në facebook në më shumë raste.
Siç ka bërë të ditur policia, kërcënuesi ka publikuar koment me përmbajtje të pahijshme dhe ka dërguar kërcënime indirekte ndaj përfaqësuesit të SHBA-së në Maqedoni dhe ndaj familjes së tij.
Sektori për krim kompjuteri dhe forenzikë digjitale ka ngritur padi penale kundër tij, nën dyshimin se ka bërë veprën penale “shkelje të imazhit të shtetit të huaj”.