Me 09.07.2019 rreth orës 14.30 në Kumanovë në bulevardin Brigada e tretë maqedonase ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Golf” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.M.(72) nga Shkupi që ka goditur U.S.(47) nga Kumanova, transmeton Almakos.
U.S. është dërguar për mjekim në spitalin në Kumanovë. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.


