Me 02.02.2019 në ora 15.00 në rrugën ‘Arseni Jovkov’ në Shkup, vetura e tipit të panjohur e drejtuar nga një shofer i panjohur e ka goditur këmbësorin L.Sh.(74) nga Shkupi dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos.
L.Sh. është lënduar rëndë dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.