Shkupi përsëri në mesin e qyteteve më të ndotura në botë. Sipas faqes për cilësinë e ajrit në nivel botëror, IQAir, mëngjesin e sotëm kryeqyteti I Maqedonisë së Veriut u gjet në top 30-tëshen e qyteteve më të ndotura në botë. Përveç shkupjanëve, ajër të jocilësorë thithin edhe qytetarët e Kërçovës, Manastirit, Gostivarit dhe Gjevgjelisë. Problemi me ajrin e ndotur në kryeqytet është një problem tashmë një kohë të gjatë. Ajri shpesh është i pasigurt për grupet e ndjeshme, por në disa raste, grimcat e dëmshme në ajër tejkalojnë kufijtë, duke bërë që ajri të jetë i pasigurt për të gjithë qytetarët. Akoma nuk ka ndonjë masë konkrete për përmirësimin e situatës. /Alsat.mk
Data 28.09.2026
Aktuale
- “Janë të sëmurë nga pushteti!”, Bamir Topi me tone të forta: S’kam dyshime, Vlora Hyseni i ka shërbyer shefit të saj politik. Rama duhet të mbajë përgjegjësi nëse…
- Bastisje e rëndësishme në Kamenicë: Armë të rrezikshme zbulohet në një banesë
- Çmime të reja të derivateve të naftës, lirohet dizeli, shtrenjtohet bezina
- 83-vjeçari humb jetën nga tymi pas zjarrit në banesën e tij në Berovë
- Kremlini: Ukraina po paguan çmimin për sulmet ndaj Rusisë
- Skandali i SHISH mbledh Këshillin e Sigurisë/ Begaj si Rama: Përgjegjësia individuale, nuk mund të cenohet besimi tek institucionet
- Heroinë gjatë bastisjes në Tetovë, kallëzim penal ndaj 34-vjeçarit
- Kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit nga Tetova, dyshohet se sulmoi motrën e tij



