Aparatet për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Shkup mbrëmë kanë shfaqur shifra alarmante për praninë e grimcave PM10. 981 mikro gram në metër kub ka shfaqur stacioni matës tek Rektorati, ndërsa 559 në lagjen Lisiçe. Nga Instituti për Shëndet Publik, thonë se kjo është pasojë e ndërtimeve të shumta dhe urbanizimit të qytetit, numrit të madh të automjeteve, por edhe ngrohja me drunj gjatë periudhës së dimrit. Megjithatë, theksohet se problemi është shumëdimensional, andaj edhe qasja drejt zgjidhjes së problemit duhet të jetë e tillë. Nga Instituti për Shëndet Publik apelojnë që gjatë periudha kur ka ndotje ekstreme të ajrit, të shmanget qëndrimi jashtë, apo të përdoren maska për frymëmarrje. /SHENJA/
Data 17.09.2025
Aktuale
- Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët
- Afrim Gashi takohet me Denion Meidanin: Zhvilluam një takim të frytshëm
- Edhe 48 orë paraburgim të dyshuarve për Zjarrin në Trubarevë të Shkupit
- EMRI/ I moshuari plagoset rëndë me thikë pas sherrit në Himarë, dërgohet në spitalin e Vlorës!
- Rreziqet e përdorimit të ChatGPT për këshilla shëndetësore: Çfarë duhet të dini
- Më 22 shtator do të publikohet aktvendimi për onkologen Meri Peshevska
- Çfarë duhet të dini për vaksinën COVID këtë vjeshtë: Rregullat e reja dhe rekomandimet
- Hajdutët i bastisin shtëpinë, 50-vjeçari denoncon se i morën sasi të madhe floriri dhe parash