Shkupi do të jetë nikoqir i Samitit të parë digjital për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më 18 dhe 19 prill me pjesëmarrje të shefave të Qeverive të Ballkanit perëndimor, ministra përgjegjës për agjendën digjitale nga vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së, të cilat marrin pjesë në Procesin berlinas, Komisioni Evropian dhe nga Këshilli për bashkëpunim rajonal (RCC).
Siç kumtoi Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, në forum pjesëmarrje do të kenë edhe përfaqësuesit e TI industrive dhe bizneseve, akademikë, të rinj, me qëllim që të realizohen rezultate të dukshme në platformën digjitale për këmbim të ideve dhe propozimeve.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria do të jenë organizatorë të Samitit në Shkup, në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal dhe Qeveritë tjera nga Ballkani perëndimor, nga KE-ja dhe Ministria federale gjermane për Çështje Ekonomike dhe Energji.
Në Samitin digjital për Ballkanin Perëndimor 2018 janë parashikuar panel diskutime në më shumë tema si: lidhshmëria digjitale; integrimi i ekonomive të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm digjital; përmirësimi i sajber sigurisë; lidhshmëria e shkathtësive digjitale; digjitalizimi i industrisë dhe diskutimet interaktive mes qeverive, akademikë, ndërmarrje, inovatorë, organizata qytetare, organizata rinore etj.
Pjesë e rëndësishme e Samitit do të jetë edhe EKSPO digjitale, e cila, sipas organizatorëve, paraqet mundësi të vetme për kompanitë në industrinë digjitale nga rajoni dhe më gjërë t’i prezantojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre inovative, por, gjithashtu, edhe të njoftohen dhe të lidhen me partnerët potencialë nga sektori qeveritar dhe i biznesit.