Kiril Topalov, ish-diplomat bullgar dhe anëtar i komisionit të përzier maqedono-bullgar për çështje historike theksoi se institucionet bullgare tregojnë unanimitet vetëm për çështjen maqedonase, të gjithë jemi unikë.
“Për herë të parë shoh unanimitetin e të gjitha forcave politike, është e mrekullueshme”, deklaeoi Topalov për median bullgare “BNR”.
“Ne duhej të bashkoheshim kundër sjelljeve të papranueshme të këtij vendi, i cili ka qenë pjesë e shtetit bullgar gjatë gjithë ekzistencës së tij. Ky vend u shpëtua nga hakmarrja e keqe e Millosheviçit gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe Bullgaria menjëherë nënshkroi një marrëveshje dhe e njohu, ne i dhamë armë Maqedonisë së Veriut kundër bandave shqiptare, Selaniku ua mbylli portin e tij dhe Burgasi u bë port për RMV-në. Ne e mbrojtëm RMV-në, ndërsa Serbia përfitoi nga kjo”, komentoi Topalov.
Ai tha se në RMV se ka një politikë të qëndrueshme pro-serbe që është edhe pro-ruse.
“Unë gjithmonë i them komisionit dhe mediave se Shkupi është fatalisht i varur nga Beogradi, dhe Beogradi nga Moska. Këto gjëra duhet të merren parasysh kur ka provokime. Atyre nuk duhet kushtuar shumë vëmendje, por as nuk duhen lënë pa përgjigje. Kjo shoqëri është e helmuar. Këtu populli voton, sado të falsifikojnë zgjedhjet, shoqëria e tij është antibullgare, duhet të njihet”, tha Topalov.(INA)