Qyteti i Shkupit prej dje ka ndaluar që kompanitë të dorëzojë mallin me maune në qendrën e qytetit për një periudhë të caktuar brenda ditës. Autoritetet e qytetit bëjnë me dije se dorëzimi i mallrave do të ndalohet nga ora 7:30 e mëngjesit deri më në mbrëmje në orën 18:00, kurse të njëjtin shërbim qytetarët, afaristët mund të bëjnë nga 18:00 gjerë më 7:30. Ky vendim dje është miratuar në Këshillin e qytetit të Shkupit në kuadër të masave të shtuara kundër ndotjes së ajrit dhe do të zgjasë katër muaj, nga dhjetori e deri më 31 mars të viti të ardhshëm, shkruan Almakos.
“Ndalesa për dorëzim e mallrave në periudhën nga 7:30 gjer më 18:00h, ka për qëllim uljen e ndotjes së ajrit në qytet. Në përputhje me vendimin për organizim dhe definim të kushteve, dorëzimi i mallrave do të bëhet nga ora 18 gjer më 7-30, me ndalimin dhe parkimin për jo më shumë se 15 minuta”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Vendimi është paraparë edhe në “Rekomandimet e Grupit të Veprimit të Ndërhyrjes për Masat Emergjente kundër ndotjes së Ajrit”, të miratuar nga qeveria javën e shkuar.
“Qyteti i Shkupit i informon të gjithë grupet e interesit që “Sektori i trafikut”, brenda MPB-së, do të harmonizojë miratimet e lëshuara – tërheqjen dhe lëshimin e miratimeve të reja në përputhje me dispozitat e vendimit”, shtuan nga qyteti i Shkupit.
Vendimi hyn në fuqi ditën kur të botohet në “Gazetën Zyrtare të Qytetit të Shkupit”.
Mevludin Imeri
Almakos.com