Këshilli i Qytetit të Shkupit ka sjellë vendim për ndarjen e ndihmës në vlerë prej dy milionë denarësh për viktimat e zjarrit në Greqi.Vendimi si shprehje e solidaritetit ndaj viktimave në zjarret shkatërruese në Greqi vjen në ditën e shënimit të 55 vjetorit të tërmetit shkatërrues të Shkupit.
Vendimi parasheh ndihmë financiare në vlerë prej milion denarë dhe ndihmë në produkte të nevojshme për banorët e zonave të prekura nga zjarri, në vlerës prej një milion denarë.
“Sot është një ditë e trishtuar për qytetin tonë. Sot ne shënuam pikërisht 55 vjet pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shkupin në vitin 1963 dhe përkoi në këtë ditë kur ne duhet të japim diçka për të kthyer humanizmin që qyteti ynë ka marrë nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar”,- deklaroi kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Edhe komuna e Karposhit ka hapur disa punkte për mbledhjen e donacioneve për viktimat e zjarreve në Greqi, një në palestrën e Shkollës “Lazo Tërpovski” dhe një tjetër në palestrën e Shkollës “Vllado Tasevski”.
Punktet, si siç informuar nga komuna e Karposhit, do të jenë të hapura prej orës 12:00 deri në orën 18:00, kurse gjatë fundjavës prej orës 10:00 deri në 14:00.
SEDAT SELIMI