
Shkupi dhe Manastiri janë qytetet me ajrin më të ndotur në Maqedoni. Në Shkup niveli i ajrit të ndotur është i përmasave më të mëdha. Sipas matjeve të fundit të Ministrisë për Ambientin Jetësor në niveli më i ndotur i ajrit është regjistruar në Lisiçe, ku niveli i grimcave PM 10 ka arritur 248. Ajri i ndotur vërehet edhe në vende të tjera të qytetit të Shkupit. Nivel më i ndotur i ajrit është regjistruar në Gazi Babë ku niveli i grimcave pm 10 është regjistruar 228, në Rektorat 227 dhe në Qendër 171.
Pas Shkupit, vjen qyteti i Manastirit në të cilin niveli i grimcave PM 10 ka arritur 183.
Ndërkohë, në krahasim me periudhën e kaluar niveli i grimcave PM 10 është ulur në Tetovë, pas mbylljes së kombinatit “Jugohrom”, i cili konsiderohet si ndotësi më i madh i ajrit në Tetovë dhe rrethinë. Megjithatë, Tetova akoma radhitet në mesin e qyteteve më të ndotura në Maqedoni. Sipas matjeve të fundit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, niveli i grimcave PM 10 ka arritur 176.
Ajri më i pastër është regjistruar në Lazaro Pole me nivelin 2 të grimcave PM10.
Teuta Buçi /SHENJA/
Shkupi dhe Manastiri me ajër më të ndotur në… by tvshenjaofficial