Mbeturinat në kryeqendër kohë të gjatë nuk pastrohen në mënyrën e duhur dhe kjo shkakton rrezik për shëndetin e qytetarëve, thotë epidemiologu, Sashko Ollumçev. Njëherësh apelon autoritetet kompetente që të marrin masa sa më parë, sepse rreziku që u kanoset qytetarëve është i madh me përhapjen e brejtësve dhe insekteve të ndryshme.
“Nëse vazhdon kështu situata me mbeturinat e papastruara në kryeqytet mundet të përhapen brejtësit dhe insektet e tjera të dëmshme, të cilët do të shkaktonin rrezik në shëndetin publik në Shkup. Njëherë kemi diskutuar për këtë çështje, por e përsërisim me një apel deri tek autoritetet kompetente, që sa më parë të marrin masa që do të shërbenin, dhe do të jenë masa intervenuese që të intervenohet në pjesën e higjienës komunale, me qëllim të parandalimit të zinxhirit epidemiologjik, sipas të cilit ne udhëhiqemi me qëllim të parandalimit të rrezikut të përhapjes së brejtësve, që do të shkaktonte problem të madh”, deklaroi epidemiologu, Sashko Ollumçev.
Sipas disa analizave të bëra, me përhapjen e brejtësve në kryeqytet, nëse nuk merren masa për pastrimit e mbeturinave, Ollumеçev theksoi se numri i brejtësve mund të përhapet në përmasa të mëdha.

									 
					
