Me 19.01.2019 në ora 16.00 në Stacionin Policor Qendër, M.M.(39)nga Shkupi, ka lajmëruar se ditën e njëjtë në ora 12.30 në rrugën “Filipi i dytë i Maqedonisë”, derisa ka qenë duke e kryer detyrën e saj si gazetar dhe ka tentuar që të marr një deklaratë nga personi që e ka kapur kryqin në manifestimin e djeshëm fetar, është shtyrë nga një person i panjohur i punësuar në agjencinë e sigurimit që e ka siguruar manifestimin me rastin e festës krishtere, transmeton Almakos.
M.M. është lënduar. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

