Me 25.01.2019 në ora 17.00 në Shkup në rrugën ‘Bosnja dhe Hercegovina’ një person i panjohur duke drejtuar veturën e tipit “Mercedes” e ka goditur këmbësorin I.S.(19) nga Shkupi, pas së cilës vetura e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos.
Nga aksidenti, këmbësori është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori”.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe po punohet për gjetjen dhe zbardhjen e rastit.

