Me 07.06.2019 në ora 18.20 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin ‘Aradhat partizane’ vetura e ka goditur një këmbësor, një vajzë 14 vjeçare nga Shkupi e cila është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, transmeton Almakos.
Vetura menjëherë pas aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup ku po punohet për zbardhjen e rastit.


