Me 19.02.2019 në ora 11.32 në rrugën “Justiniani i parë” në Shkup, vetura e tipit ‘Tojota’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga S.D.(31) nga fshati Ciflik, Shkup e ka goditur këmbësorin B.V.(79) nga Shkupi, transmeton Almakos.
B.V. është lënduar rëndë dhe është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup.