Me 31.12.2018 në ora 11.10 në Shkup në udhëkryqin e bulevardit “Kuzman Josifovski Pitu” dhe rrugës “Boris Kidric” G.R.(52) nga Shkupi duke drejtuar autobusin me targa nga Shkupi e ka goditur këmbësorin L.K.(64) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident, L.K. është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Është kryer kontroll në vendngjarje.